Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ne Ambasadën Amerikane viziton Medresenë e Tiranës
Drejtori i shkollës z.Omer Calis i dha informacione të përgjithshme në lidhje me shkollën duke thënë: Tradita e Medreseve në Shqipëri krahas rolit të rëndësishëm që ka luajtur në historinë e Shqipërisë, po luan një rol të rëndësishëm në zotërimin mirë të lëndëve fetare dhe lëndëve moderne si dhe në formimin e njerëzve që e kanë kuptuar ashtu sic duhet fenë Islame. Gjithashtu u theksua se ky model njerëzish përbën themelin e harmonisë në shqipëri dhe në botë përballë të gjitha grupeve radikale.
Shefi i zyrës së marrëdhënieve me publikun z.Ryan J. Roberts shprehu kënaqësinë e tij dhe shtoi se ështe i hapur për cdo lloj bashkëpunimi me Medresenë e Tiranës. Më pas programi vazhdoi në sallën e konferencave ku z. Ryan J. Roberts prezantoi për nxënëset e medresesë temën ”Legjendat dhe të vërtetat” në Arsimin Amerikan.