Nxënësja e Medresesë së Tiranës, Ermelinda Jorganxhiu, është renditur ndër 29 maturantët më të mirë në Shqipëri që kanë arritur notën maksimale 10.00 në provimin e Letërsisë.
Rezultati i saj është një dëshmi e qartë e pasionit për dijen dhe përkushtimit në mësime. Ky sukses e vendos Ermelindën në elitën e nxënësve me arritje të shkëlqyera në provimet kombëtare të Maturës Shtetërore.
Medreseja e Tiranës vlerëson këtë arritje si një moment krenarie dhe si një shembull frymëzimi për të gjithë nxënësit e saj.
