10 nxënës me 7 projekte përfaqësuan me dinjitet Medresenë “LIRIA” në konkursin ndërkombëtar GENIUS OLYMPIAD 2025, të zhvilluar në SHBA – një ngjarje prestigjioze që vlerëson talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e të rinjve nga e gjithë bota.
📣 Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, nxënësit tanë u vlerësuan me:
🥉 2 Medalje të Bronzit
🎖 2 Vlerësime të Nderit
Ky është një moment i veçantë krenarie për shkollën tonë dhe një burim frymëzimi për të gjithë nxënësit që synojnë lart dhe punojnë me përkushtim.
💪 Urojmë suksese të mëtejshme për ekipin tonë të talentuar!
