Atmosfera e festave ndjehet kudo në shkollën “Liria”. Mjediset e shkollës u zbukuruan nga vetë nxënësit me vizatime e punime të ndryshme duke sjellë atmosferën kuq e zi të Nëntorit të Pavarësisë dhe Çlirimit!

Nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 organizuan një koncert festiv me interpretime në këngë e recitime kushtuar atdheut, si edhe pjesë të ndryshme.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga drejtuesi didaktik i shkollës z. Bajram Omeri, njëkohësisht mësues i lëndës së Historisë. Pasi falenderoi nxënësit dhe mësuesit për organizimin e mrekullueshëm, z. Omeri u ndal tek rëndësia dhe simbolika e veçantë që këto ditë kanë.

Gjithashtu, ai theksoi se e ardhmja e vendit tonë do të jetë më e ndritur nëse secili individ do të kontribuojë me vepra në të mirë të kombit e atdheut.

Gëzuar Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *