Me krenari dhe gëzim të veçantë ju njoftojmë se për vitin shkollor 2023-2024, Medreseja e Elbasanit u shpall gjimnazi më i mirë, bazuar në treguesit e Kartës së Performancës. Në rankimin e 21 shkollave të mesme nën juridiksionin e ZVA Elbasan, medreseja u rendit e para, duke u vlerësuar për cilësinë e arsimit, arritjet e nxënësve dhe përkushtimin e stafit pedagogjik. Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhur, vizionit të qartë dhe bashkëpunimit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
Falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të madhe dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë me të njëjtin ritëm për të ndërtuar një të ardhme edhe më të ndritur për brezat që vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *