“Medreseja e Tiranës mirëpret Ramazanin me një mbrëmje artistike dhe frymëzuese”

Medreseja e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një program artistik kushtuar vlerave të muajit të bekuar të Ramazanit.
Krahas ilahive, numrave teatralë dhe poezive të ndryshme dedikuar mirësive dhe begative të këtij muaji të shenjtë, përgatitur dhe performuar nga vetë nxënësit e Medresesë, ky program përmbante edhe fjalën përshëndetëse të Nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica dhe Drejtorit të Medresesë së Tiranës, z. Ndriçim Gjimi.
Mbrëmja u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore, të sjella për të pranishmit e shumtë nga hafizi Enes Hyka.
Për të vijuar më tej me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Medresesë, i cili pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, përgëzoi nxënësit për këtë iniciativë kaq të bukur në organizimin e kësaj mbrëmjeje dhe i uroi të gjithë një agjërim të lehtë e të pranuar.
Ndërkohë Nënkryetari Bica, në fjalën e tij të rastit preku disa nga veçantitë e këtij muaji të bekuar, duke e cilësur atë si një kohë reflektimi, përmirësimi, afrimi me Zotin, me familjen dhe me njerezit që na rrethojnë.
“Ramazani është një shkollë e madhe për shpirtin dhe për karakterin tonë. Në këtë muaj ne mësojmë të jemi më të vetëdijshëm për fjalët dhe veprimet tona, të tregojmë më shumë dhembshuri dhe dashuri ndaj të tjerëve, të shtojmë adhurimet tona, e gjithashtu të kalojmë më shumë kohë me familjen, të afërmit dhe të tregohemi më të vëmendshëm ndaj shtresave në nevojë” – theksoi ai gjatë fjalës së tij.
Në këtë mbrëmje festive morën pjesë nxënës, prindër, drejtues e përfaqësues institucionesh të ndryshme si dhe të ftuar të shumtë.
Share This :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories

Have Any Question?

The Sema Foundation was established in 1994 with an educational and cultural profile. It operates in line with the guidelines set by the Ministry of Education and Sports as well as the Muslim Community of Albania.