GENIUS OLYMPIAD 2025 – NXËNËSIT TANË SHKËLQEJNË NË KOMPETICIONIN NDËRKOMBËTAR

10 nxënës me 7 projekte përfaqësuan me dinjitet Medresenë “LIRIA” në konkursin ndërkombëtar GENIUS OLYMPIAD 2025, të zhvilluar në SHBA – një ngjarje prestigjioze që vlerëson talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e të rinjve nga e gjithë bota. 📣 Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, nxënësit tanë u vlerësuan me: 🥉 2 Medalje të Bronzit🎖 […]

Ermelinda Jorganxhiu, ndër 29 nxënësit më të mirë në provimin e maturës në Letërsi

Nxënësja e Medresesë së Tiranës, Ermelinda Jorganxhiu, është renditur ndër 29 maturantët më të mirë në Shqipëri që kanë arritur notën maksimale 10.00 në provimin e Letërsisë. Rezultati i saj është një dëshmi e qartë e pasionit për dijen dhe përkushtimit në mësime. Ky sukses e vendos Ermelindën në elitën e nxënësve me arritje të […]

Panairi Shkencor 2025

Panairi Shkencor 2025 – Traditë, dije dhe kreativitet! Në ambientet e Medreseve tona, njohuritë teorike erdhën në jetë përmes projekteve inovative, eksperimenteve shkencore dhe aktiviteteve interaktive. Ky aktivitet u shndërrua në një hapësirë bashkëpunimi dhe frymëzimi, duke tërhequr vëmendjen e mësuesve, prindërve dhe vizitorëve nga shkollat 9-vjeçare të vendit, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrjen […]

KONKURSI KOMBËTAR I INTELIGJENCËS 2025

KONKURSI KOMBËTAR I INTELIGJENCËS 2025 2200 nxënës nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në fazën e parë të Konkursit Kombëtar të Inteligjencës 2025, organizuar nga Medreseja e Tiranës & Elbasanit. Vetëm më të mirët, 540 prej tyre, kaluan në fazën e dytë — një dëshmi e qartë e përgatitjes dhe talentit të tyre! Nxënësit u […]

100 Vite Dritë dhe Dituri: Medreseja e Tiranës feston një shekull histori

Medreseja e Tiranës, një nga institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore në Shqipëri, festoi 100-vjetorin e saj. Në nder të këtij viti jubilar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi një recepsion ku morën pjesë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, ish-nxënës, […]

Ka Festë Shqipëria, Ka Festë Edhe Medreseja “Liria”!

Atmosfera e festave ndjehet kudo në shkollën “Liria”. Mjediset e shkollës u zbukuruan nga vetë nxënësit me vizatime e punime të ndryshme duke sjellë atmosferën kuq e zi të Nëntorit të Pavarësisë dhe Çlirimit! Nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 organizuan një koncert festiv me interpretime në këngë e recitime kushtuar atdheut, si edhe […]

” VENDI I PARË SHKON PËR MEDRESENË E ELBASANIT “

Me krenari dhe gëzim të veçantë ju njoftojmë se për vitin shkollor 2023-2024, Medreseja e Elbasanit u shpall gjimnazi më i mirë, bazuar në treguesit e Kartës së Performancës. Në rankimin e 21 shkollave të mesme nën juridiksionin e ZVA Elbasan, medreseja u rendit e para, duke u vlerësuar për cilësinë e arsimit, arritjet e […]

Kanë filluar regjistrimet për provimin e bursave!

Apliko tani për të përfituar bursë studimi në Medresenë e Tiranës dhe Medresenë e Elbasanit. Afati i aplikimit: 1 Shkurt – 18 Prill Data e provimit: 19 Prill, ora 10:00 Pse të aplikoni? Mjedise moderne – Klasa digjitale dhe kushte optimale për mësim. Arsim cilësor – Metoda bashkëkohore dhe staf i kualifikuar. Mundësi bursash – […]

61 bursa studimi për nxënësit ekselentë në klasë të 9-të!

Medreseja e Tiranës dhe Medreseja “Liria” e Elbasanit, në bashkëpunim me bashkitë e Shqipërisë, ofrojnë 61 bursa të plota studimi për arsimin e mesëm të lartë! Aplikimet janë të hapura deri më 25 Mars! Tre faza përzgjedhjeje: Aplikimi: 22 Shkurt – 25 Mars Shpallja e rezultateve: 26 Mars Intervista: 30 Mars – 6 Prill Kliko […]

“Medreseja e Tiranës mirëpret Ramazanin me një mbrëmje artistike dhe frymëzuese”

Medreseja e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një program artistik kushtuar vlerave të muajit të bekuar të Ramazanit. Krahas ilahive, numrave teatralë dhe poezive të ndryshme dedikuar mirësive dhe begative të këtij muaji të shenjtë, përgatitur dhe performuar nga vetë nxënësit e Medresesë, ky program përmbante edhe fjalën përshëndetëse të Nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të […]