January 8, 2025
Nxënësit treguan edhe një herë talentin dhe përkushtimin e tyre duke marrë pjesë konkursin prestigjioz ASEF SOCIAL SCIENCES 2024, me projekte të ndryshme sociale. Me ide kreative dhe të dobishme për komunitetin, ata kanë arritur të vlerësohen me shumë medalje, duke sjellë krenari për shkollën tonë.
Projektet e paraqitura trajtonin tema të rëndësishme si mbrojtja e mjedisit, ndihma për grupet vulnerabël dhe promovimi i vlerave qytetare. Ky sukses reflekton jo vetëm aftësitë e nxënësve, por edhe mbështetjen e mësuesve dhe të gjithë komunitetit shkollor.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës tonë. Suksesi i tyre është një frymëzim për të gjithë ne që të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të mirë.
The Sema Foundation was established in 1994 with an educational and cultural profile. It operates in line with the guidelines set by the Ministry of Education and Sports as well as the Muslim Community of Albania.